
Trajneri i xhudos, Besfort Dorezi, në emisionin “SportZone” në MCN TV, ka akuzuar drejtuesit e Federatës, të cilët i quan të paaftë, se nuk duan ta promovojnë sportin e xhudos. Në xhudo, sipas Dorezit, ka 30 vite një sekretar i pa ndryshuar, ndërsa shtoi se aty bëhen zgjedhje formale, pasi fituesi dihet.
Sportin e Xhudos e praktikojnë shumë djem dhe vajza në Shqipëri. Në garat ndërkombëtare, xhudo ka rënë shumë. Menaxhimi nga drejtuesit e Federatave është i ulët. Nuk kanë dëshirë ta mbështesin sportin e xhudos. Drejtuesit e Federatave kanë detyrimin ta menaxhojnë dhe promovojnë sportin e xhudos, por nuk e bëjnë. Nuk duan të kenë më shumë përgjegjësi.
Drejtuesit e federatave nuk dinë të menaxhojnë sportistët e me radhë. Mos flasim për aktivitetet ndërkombëtarët. Në këtë kohë që jemi sporti i xhudos është në agoni, për shkak të drejtuesve të paaftë në federata. Në Xhudo ka 30 vjet një sekretar. Bëhen zgjedhje formale. Nuk duan drejtuesit që Shqipëria të promovohet në sportin e xhudos.
Në Kosovë japin buxhet për sportin, sepse atje sportistët janë institucion, ndërsa në Shqipëri sportistët janë ushtarë.



