Arsenal në luftë për Tomiyasu

Arsenal në luftë për Tomiyasu

  Objektivat e Arsenalit në këtë merkato nuk kanë të ndalur dhe orët e fundit kanë nisur të vëzhgojnë  mbrojtësin e Bolognas Takehiro Tomiyasu .  Duke ditur se kanë mbetur edhe pak kohë për fillimin e Premier Leagues  , ‘’ Topchinjtë ‘’ janë duke luftuar për tu fuqizuar më tepër në lidhje me sezonin e ri .  Transferimi i  Nuno Tavares , Sambi Lokonga  dhe Ben White janë pjesë e një rindërtimi që sapo ka nisur në ‘’ Emirates ‘’ i cili  pritet ti shërbejë ‘’ The Gunnersave ‘’  për tu rikthyer në kohët e arta .  

Kapaciteti i japonezit vlerësohet shumë nga Mikel Arteta për shkak të polivalencës  dhe konsiderohet si zëvëndësuesi perfekt i Hector Bellerin i cili  është afër transferimit tek Interi .   

22 vjeçari vjen pas  dy sezonesh shumë pozitive tek Bologna , skuadër që konsiderohet e dorës së dytë në Scudetto   dhe interesi i londinezëve ja ka rritur ndjeshëm vlerat anësorit ,  kartoni i të cilit vlerësohet në 20 milionë euro .

Kjo shifër është krejtësisht e përballueshme nga Arsenali  që do ti duhet të masë forcat në një derbi londinez me  Tottenham Hotspurin . Objektivat e  Takehiro Tomiyasu lidhen me një transferim në Premier League  sepse mbetet preferenca e tij por  ditët vijuese pritet të japin verdiktin final për të ardhmen e këtij lojtari që është shëndërruar në një element determinant  për skemat e Sinisa  Mihajlovic .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy