Manchester City, gati superoferta për Eberechi Eze

Manchester City, gati superoferta për Eberechi Eze

Pavarësisht dështimit për Eberechi Ezen në verën e kaluar, Manchester City do të tentojë përsëri në vijuesen për ta transferuar në ‘’ Etihad ‘’.

Për 25 vjeçarin Crystal Palace refuzoi 70 milionë euro por drejtuesit e bardhekaltërve nuk pranojnë të dorëzohen dhe janë të gatshëm të investojnë 90 milionë euro, shifra e pretenduar nga londinezët.

Për anglezin do të ishte një sukses shumë i madh në karrierë transferimi tek bardhekaltërit, me të cilët do të mund të fitonte tituj të rëndësishëm në të ardhmen.

Kampionët e Champions Leagues kërkojnë përmirësimin e vazhdueshëm në çdo aspekt, për të përsëritur të kaluarën dhe duke qenë se drejtohen nga një trainer ekspert si Pep Guardiola, çdo gjë bëhet edhe më e lehtë.

Eberechi Eze prej disa sezonesh konsiderohet një lider në ofensivën e Crystal Palaces, ekip i mesit të tabelës në Premier League, i cili në sezonin aktual ka shënuar 6 gola dhe ka kontribuar me 3 asiste në 22 sfida.

Largimi i golashënuesit nga ‘’ Selhurst Park ‘’ do ti siguronte përforcimin e arkave me një shifër të konsiderueshme kryeqytetasve, pavarësisht rëndësisë në skemat e trainerit Oliver Glasner.

Nëse Manchester City do të dështojë, ishi-t të Barcelonës do ti duhet të kërkojë të tjerë lojtarë duke filluar nga 1 korriku, datë kur starton merkatoja e verës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy