Familja e Lionel Messit ka konfirmuar se babai i futbollistit argjentinas, Jorge Messi, po i nënshtrohet trajtimit mjekësor për një problem shëndetësor, pa zbuluar detaje mbi sëmundjen e tij.
Në një deklaratë zyrtare, familja bëri të ditur se 68-vjeçari ndodhet nën mbikëqyrje mjekësore dhe po tregon shenja përmirësimi, ndërsa kërkoi nga mediat dhe publiku respekt për privatësinë e tij.
Reagimi erdhi pasi në Argjentinë qarkulluan raportime të rreme për vdekjen e Jorge Messit. Familja i cilësoi këto spekulime si të papërgjegjshme dhe bëri thirrje për “humanizëm, maturi dhe respekt” në trajtimin e çështjeve që lidhen me shëndetin.
Vetë Lionel Messi kishte lënë të kuptohej për situatën e vështirë personale pas fitores së Argjentinës ndaj Algjerisë në Kupën e Botës, duke pranuar se emocionet e tij pas golit të shënuar lidhen me problemet familjare dhe jo me futbollin.
Jorge Messi ka luajtur një rol vendimtar në karrierën e djalit të tij, duke qenë për vite me radhë agjenti dhe menaxheri i interesave të tij sportive dhe biznesi.



