Real Madridi, i fiksuar pas Florian Wirtz

Real Madridi, i fiksuar pas Florian Wirtz

Sezoni i shkëlqyer i Real Madridit, ekip fitues i La Ligas, Superkupës së Spanjës dhe finalist i Champions Leagues, po i motivon çdo ditë e më shumë drejtuesit, të cilët i pret një sfidë në merkaton e verës.

‘’ Galaktikët ‘’ po rikonfirmojnë se janë një ndër klubet më të mirë të botës dhe ecuria e deritanishme është edhe falë trainerit Carlo Ancelotti, një strateg i cili bashkjeton me suksesin në çdo sezon.

Mirëpo, italiani konsideron se kryeqytetasit s’duhet ta shmangin vëmëndjen nga kjo periudhë, i cili ka kërkuar të jepet maksimumi në lidhje për transferimin e Florian Wirtz në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Mesfushori i Bayer Leverkusenit po shkëlqen nën drejtimin e Xabi Alonsos, trainer që i dha mundësinë ‘’ Aspirinave ‘’ të shijojnë trofeun e parë të Bundesligës në historinë e tyre.

Lajmi është bërë me dije nga spanjollja ‘ Marca ‘ dhe flitet për një ndër talentët më të spikatur të kampionatit gjerman dhe jo vetëm.

Tentativat e drejtuesve të ‘’ Los Merengues ‘’ faktikisht i kanë kaluar kufinjtë gjatë viteve të fundit, të cilët gjithashtu janë përqëndruar kryesisht në Argjentinë dhe Brazil, shtete ku talentët janë me shumicë.

Tek River Plate 16 vjeçari Franco Mastuantuono është përfshirë prej kohësh në listën e Real Madridit, i cili mund të transferohet në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në verën e 2025-sës.

Sigurisht, një ekip si ‘’ Los Blancos ‘’ synon protagonizmin në çdo sezon dhe blerja e lojtarëve cilësorë ndër vite i ka dhënë rezultatet dhe ky fakt shërben si shtysë për të dhënë më të mirën në vazhdimësi.

Lojtarin në fjalë e pret edhe një sfidë shumë e rëndësishme, finalja e Europa Leagues kundër Atalantas, ndeshje që mendohet se do ti paraprijë Europianit që do të zhvillohet në verë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy