
Me transferimin në merkaton e 2018-tës nga Sampdoria tek Interi , Milan Skriniar e ka rritur dukshëm nivelin dhe tanimë konsiderohet një ndër më të mirët në Itali dhe jo vetëm .
Në sajë të arritjeve , sllovaku është përfshirë në planet e ekipeve të elitës si Manchester City , Paris St Germain apo Real Madridi , fakt i cili i ka trembur zikaltërit.
Drejtori sportiv Beppe Marotta e ka filluar punën për ti vënë pikën kësaj historie dhe të sigurojë qëndrimin e 27 vjeçarit në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ për më gjatë.
Çështja e rinovimit po stërzgjatet por italianët gjithsesi kanë dhënë maksimumin dhe është menduar rritja e rrogës së qëndërmbrojtësit i cili përfiton aktualisht 3 milionë euro por drejtuesit e ish kampionëve të Scudettos janë gati të ofrojnë 6 milionë euro , deri në 2026-tën .
Për Interin është një domosdoshmëri arritja e një akordi sa më shpejt sepse në të kundërt do të do të ishte një humbje e madhe dhe njëkohësisht do të fuqizonte rivalët e mundshëm në Champions League në të ardhmen .



