Vendimet e Disiplinës/ Pezullime tek Egnatia, Tirana dhe Skënderbeu duhet të shlyejnë ish-lojtarët

Vendimet e Disiplinës/ Pezullime tek Egnatia, Tirana dhe Skënderbeu duhet të shlyejnë ish-lojtarët

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet këtë të enjte, për ngjarjet e ndodhura në javën e parë të kampionatit.

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, është pezulluar me dy ndeshje, për provokim ndaj tifozëve. Edhe Emiljano Bizhdili është pezulluar me dy ndeshje, për protesta ndaj vendimeve të arbitrave.

Ndërkohë Tirana dhe Skënderbeu janë urdhëruar të shlyejnë ish-lojtarët dhe kanë 30 ditë kohë për këtë. Bardheblutë duhet të paguajnë pagesat e prapambetura për Asion Dajën dhe Edon Hasanin, ndërsa korçarët duhet të shlyejnë Dejvi Bregun.

VENDIMET E DISIPLINËS:

1. Zyrtari i FK Egnatia, Edlir Tetova, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

2. Zyrtari i FK Egnatia, Emiljano Bishdili, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

3. FK Egnatia, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

4. KF Vllaznia, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

5. KF Tirana, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

6. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Dejvi Bregu. Klubi i Futbollit Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 10.06.2022 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

7. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Edon Hasani. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 09.07.2021 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

8. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Asion Daja. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 02.06.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

9. Pranimin e kërkesës së KF Egnatia për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Albano Aleksi në bazë të nenit 75 të KDS.

10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Gramshi, Arbër Baku, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

11. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Turbina, Andi Bibo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

12. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana, Besir Iseni, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy