Copa America/ Sfidat e grupit B, përballen Ekuador-Xhamajkë dhe Venezuelë- Meksikë

Copa America/ Sfidat e grupit B, përballen Ekuador-Xhamajkë dhe Venezuelë- Meksikë

Edhe ditën e sotme në Kupën e Amerikës do të zhvillohen dy përballje shumë interesante.

Ekuadori dhe Xhamajka do të masin forcat në ‘’ Allegiant Stadium ‘’ në 00.00 me objektivin e vetëm të marrjes së tre pikëve, duke qenë se kanë dështuar në sfidat e para, respektivisht kundër Venezuelës dhe Meksikës, ndeshje e cila do të transmetohet nga Mcn Tv.

Për spanjollin Felix Sanchez Bas do të jetë një provë shumë e rëndësishme, gjithashtu për rivalin Heimir Hallgrimsson, të cilët janë nën presion.

Nëse i referohemi amerikano-jugorëve, mungesa e Enner Valencias sigurisht pritet që të ndikojë dhe parashikohet se zëvëndësuesi i tij do të jetë ndërmjet Kevin Rodriguez dhe Jordy Caicedos.

 

Drupal Ad

 

 

 

Sigurisht mund të konsiderohet një finale, gjatë të cilës gabimet mund të kushtojnë shtrenjtë.

Kjo ndeshje do të drejtohet nga kiliani Cristian Garay. Pas tyre në orën 03.00 zbresin në fushën e ‘’ SoFI Stadium ‘’ Venezuela dhe Meksika.

Parashikohet një sfidë tejet e luftuar ndërmjet dy ekipeve të cilët i kanë fituar dy të parat dhe luajnë për kualifikimin për më tej.

Historiku në ato të fundit favorizon Meksikën e cila në tetë të tilla numëron pesë fitore por ‘’ Vinotinto ‘’ e ka treguar edhe në Eleminatoret e Botërorit 2026-të se ka ndryshuar totalisht nën drejtimin e Fernando Batistas.

Falë kapacitetit të argjentinasit, Venezuela po shfaq një tjetër fytyrë dhe në shtatë sfidat e fundit, ka fituar tre, barazuar tre dhe humbur vetëm një.

Kjo ndeshje do të drejtohet nga braziliani Raphael Claus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy