Arda Guler, rinovon me Real Madridin

Arda Guler, rinovon me Real Madridin

Edhe në sezonin e katërt në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ Arda Guler po rikonfirmon potencialin.

Turku e ka fituar menjëherë besimin e Jose Mourinhos, i rikthyer për të shkruar përsëri historinë me Real Madridin.

 21 vjeçari ia ka ndryshuar mendimin ‘’ The Special One ‘’, një ndër trainerët më të suksesshëm dhe kokëfortë në futboll. 

Protagonizmi i shtuar demostron se Arda Guler është në rrugën e duhur, tek të ashtuquajturit ‘’ Galaktikët ‘’.

 Sigurisht luzitani ka në përbërje lojtarë të klasit botëror si Federico Valverde, Jude Bellingham, Vinicius Junior, Aurelien Tchouameni apo Bernardo Silva ndër të tjerë, me të cilët do të synojë të fitojë çdo kompeticion.

 Mesfushori i ka dhënë provat, lojtar me një eksperiencë të shoqëruar me trofe si një Champions League, një Primera Division, një Botëror Klubesh, një Superkupë Spanje dhe një Superkupë Europe. 

Në 2025-2026-tën u shpall si lojtari më i mirë i kompeticionit më prestigjoz europian për klube duke përfaqësuar ekipin i cili e ka fituar më shumë herë gjatë historisë. 

Edhe tek Turqia Arda Guler ka dhënë një kontribut i cili meriton vlerësim maksimal, konkretisht në 38 sfida të luajtura. 

Pretendimi i Florentino Perez është qëndrimi deri në 2032-shin, tek potenciali i të cilit besohet në mënyrë të padiskutueshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy