Greenwood, refuzon Barcelonën

Greenwood, refuzon Barcelonën

Barcelona ka marrë një goditje në orët e fundit për sa i përket merkatos.

Sipas tabloidit britanik ‘’ The Sun ‘’, Mason Greenwood, i cili performon në cilësinë e të huazuarit tek Getafe i ka refuzuar ‘’ Los Cules ‘’ pasi ka preferuar ti qëndrojë besnik madrilenëve.

Duket se prioriteti i anglezit është rikthimi sa më shpejt tek Manchester United, objektivi i të cilit është arritja e suksesit me ‘’ The Red Devilsat ‘’.

Vendimi i tij dëshmon qartazi lidhjen e ngushtë me ekipin e zemrës, të cilin e konsideron pavarësisht ofertës së Joan Laportas.

22 vjeçari është një ndër më të spikaturit tek ‘’ Los Azulones ‘’, ekip i cili aspiron pjesëmarrjen në Europë në sezonin vijues dhe deri më tani numëron 7 gola dhe 5 asiste në 24 sfida.

Në aktualin katalanasit po tregojnë se janë ende larg të kaluarës pasi në La Liga janë tetë pikë larg Real Madridit dhe në Champions League do ti bëjnë llogaritë e fundit në ‘’ Camp Nou ‘’ kundër Napolit, të cilit i mori një barazim në ‘’ Diego Armando Maradona në sfidën e 1/8-tave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy