
Vështirësitë e hasura në lidhje me blerjen e kartonit të Alvaro Moratas e kanë motivuar më tepër Juventusin për ti vënë pikën kësaj historie.
Atletico Madridi vijon ti qëndrojë besnik peticionit prej 35 milionë eurosh por kjo çështje është stërzgjatur në vitet e fundit .
Megjithatë ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të tentojë ta arrijë objektivin dhe sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘’ italianët do të shfrytezojne miqesoren e të dielës me ‘’ Los Colchoneros ‘’ për transferimin e sulmuesit , i cili mban mbi supe një eksperiencë të gjatë në metrat e fundit dhe pëlqehet shumë nga Massimilliano Allegri.
Ish rekordmenët e Italisë duan me çdo kusht t’ia plotësojnë dëshirën trainerit të tyre i cili e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit dhe në të kaluarën e konfirmoi potencialin me fitimin e disa titujve të rëndësishëm.
Oferta prej 15 milionë eurosh e torinezëve u konsiderua jo e mjaftueshme nga kampionët e La Ligas por madrileni mendon se rikthimi në ‘’ Allianz Stadium ‘’ do ti garantojë suksese në të ardhmen pavarësisht se edhe qëndrimi në Madrid vijon të analizohet nga ish-i i Chelseat.
Objektivi i bardhezinjve dihet tashmë , të cilët kanë marrë një leksion të rëndësishëm nga e kaluara dhe në sezonin e ri do të tentojnë të shkruajnë përsëri historinë në Itali dhe Europë.



