
Trajneri Nevil Dede, duke folur për humbjen e Shqipërisë me Katarin në miqësore, u shpreh se rezultati nuk është në plan të parë, duke thënë se skuadra me lojtarë të Superiores, u mposht nga një kombëtare që luan në Botëror.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede u shpreh se Katari ka marrë disa lojtarë të huaj, por nuk e di, nëse ata i aktivizoi me Shqipërinë.
Mendoj se Reja është shfaqur si ai që njohim. Ai i vërteti te Kombëtarja. Në gjykimin e tij, ai do vazhdojë të njëjtën logjikë. Fut një sulmues të fortë dhe një të shpejtë. Rezultati nuk është në plan të parë. Ne mundemi 1-0, por kemi një formacion nga Superiorja, me një ekip të Botërorit.
Katari është në Botëror. Në informacionet që kam, Katari ka marrë disa lojtarë të huaj. Duhet të dimë çfarë organikë ka pasur Katari me ne.
Edhe ai që do jetë më pak i mundshëm, do tentojë ta marrë Reja për ndeshjen me Italinë. Kjo që thotë se trajneri do marrë 4-5 nga kampionati shqiptar, më duket utopike.



