
Shqipëria do të luajë ditën e sotme miqësoren ndaj Gjeorgjisë, në stadiumin “Air Albania”, duke filluar nga ora 18:00.
Pas ndeshjes me Spanjën, ku kuqezinjtë u mposhtën 2-1, por treguan një paraqitje të mirë, në sfidën e sotme do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
Trajneri Reja, në konferencën e djeshme për shtyp, deklaroi se do të ketë ndryshime në formacion, në krahasim nga sfida me Spanjën.
Në portë do të startojë Thomas Strakosha, ndërsa treshja e mbrojtjes pritet të jetë Kumbulla-Ismajli-Gjimshiti, që cilët nga krahët do të ndihmohen nga Lenjani dhe Roshi, me këtë të fundit që është në balotazh me Hysajn.
Në mesfushë është projektuar Asllani, Çekiçi dhe Ramadani. Dyshja e sulmit me shumë mundësi do të përbëhet nga Manaj dhe Broja.



