U përplas me drejtuesit, Ozil përjashtohet nga skuadra turke

U përplas me drejtuesit, Ozil përjashtohet nga skuadra turke

Mesut Ozil është përjashtuar nga skuadra e Fenerbahce. Këta të fundit nëpërmjet një komunikate, njoftojnë se kanë përjashtuar nga skuadra mesfushorin, e afruar në janarin e 2021.

Përveç Ozil, klub turk ka përjashtuar edhe Tufan. Arsyet e këtij vendimi nuk janë bërë të ditura, por sipas asaj që raportojnë mediat turke, dy lojtarët kanë pasur një përplasje me drejtuesit e klubit.

Këta të fundit nuk kanë toleruar dhe kanë vendosur t’i përjashtojnë nga skuadra. Ozil u transferua nga Arsenal te Fenerbace në janar të 2021 e këtë sezon luajti 26 ndeshje me skuadrën turke në të gjitha kompeticionet dhe ka arritur të shënojë 9 gola e të japë 2 asiste.

33-vjeçari shihej si një nga afrimet e bujshme të skuadrës turke, por tashmë pas një viti, lojtari turko-gjerman e mbyll përfundimisht me Fenerbacen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy