Christian Eriksen drejt largimit nga Manchester United

Christian Eriksen drejt largimit nga Manchester United

Merkatoja e janarit do të jetë shumë e rëndësishme për Manchester United, drejtuesit e të cilit pritet të japin maksimumin për të qenë në lartësinë e duhur në pjesën vendimtare të sezonit.

Besohet se disa lojtarë do të largohen nga ‘’ Old Trafford ‘’ ndër të cilët përfshihet edhe Christian Eriksen.

Edhe pse kontrata e danezit me 20 herë kampionët e Premier Leagues skadon në gjysmën e vitit 2025, rendimenti i tij në fushën e lojës vijon të mos e bindë trainerin Erik Ten Hag.

Për sa i përket sezonit aktual, ishi i Ajax Amsterdamit numëron 11 prezenca, titullar në 6 prej tyre , të shoqëruara me 1 gol.

Sipas prestigjozes ‘ Football Insider ‘ ky lajm është pasuar me shumë spekullime në lidhje me destinacionin e ardhshëm të 31 vjeçarit, i cili natyrisht do të varet nga ofertat në adresë të tij.

Ky sezon është i dyti tek ‘’ The Red Devilsat ‘’, skuadër e mbetur në prapavijë prej shumë kohësh në lidhje me titujt, objektivi i të cilës është rikuperimi i terrenit të humbur në vijimësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy