Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry, i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij. Duke folur për mesfushorin e Manchester City, De Bruyne, Henry tha se lojtari po kalon një moment të vështirë jashtë fushe.
Francezi, i cili ka punuar si asistent te kombëtarja e Belgjikës, nuk zbuloi më shumë, por tha se duhet vlerësuar ajo që De Bruyne bën, pasi përtej problemit që ka, në fushë jep gjithçka.
De Bruyne po kalon një moment shumë të komplikuar, nuk mund ta them saktësisht atë se çfarë po i ndodh pasi nuk dua ta zbuloj. Më duhet ta mbaj private këtë temë.
Ai ka folur me mua, e di që është në një moment të vështirë dhe unë në këto çaste e vlerësoj edhe më shumë, pasi pavarësisht gjithçkaje sërish në fushë është një nga më të mirët.
Në mendimin tim është lojtari më i rëndësishëm për Manchester City dhe pavarësisht problemeve luan në një nivel shumë të lartë.



