Bernardo Silva vendos për City-n

Bernardo Silva vendos për City-n

Një ndër objektivat kryesorë të Barcelonës në këtë merkato verore ishte Bernardo Silva por portugezi ka vendosur të qëndrojë edhe më gjatë në ‘’ Etihad Stadium ‘’.  

Dora e djathtë e Pep Guardiolas Manel Estiarte gjatë një interviste për ‘ RAC1 ‘’ i ka dhënë fund zërave duke deklaruar:

 “ Bernardo është një lojtar i rëndësishëm për Manchester City-n dhe nuk do të lëvizë nga këtu ‘’ , theksoi Manuel Estiarte.

I famshmi ‘’ Pep ‘’ e konsideron pjesë të pandashme të projektit i cili prej vitesh ka si kryefjalë fitimin e Champions Leagues, trainer që ia ka prishur planet bashkombasit dhe ish nxënësit Xavi Hernandez.

Adaptimi në disa pozicione të fushës ishte një ndër arsyet kryesore për ta transferuar 28 vjeçarin nga Lisbona në ‘’ Camp Nou ‘’ duke marrë shkas edhe nga preferenca e tij por ‘’ The Citiziens ‘’ e kanë bindur ishi-n e Monacos pasi shohin shumë kualitet tek ky lojtar.

Performanca e bardhëkalterve ndër vite gjithmonë i mban gjallë shpresat se do të mund të thyhet akulli në lidhje me kompeticionin më të rëndësishëm europian të cilin anglezët e kanë si prioritet në çdo sezon duke mos anashkaluar Premier Leaguen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy