“Akademia e Apolonisë për tu marrë shembull”, Behari: Laçi nuk e fal Kupën

“Akademia e Apolonisë për tu marrë shembull”, Behari: Laçi nuk e fal Kupën

Trajneri i Shqipërisë U-18, Ardi Behari, në emisionin “SportZone” në MCN TV, foli për kampionatet e të rinjve në Shqipëri. Ai u shpreh se tek të rinjtë i ka bërë përshtypje dëshira e madhe që kanë dhe vrulli.

Sipas Beharit, akademia e Apolonisë së Fierit, është shembull për t’u marrë nga klubet e tjera shqiptare.

Më ka bërë përshtypje dëshira dhe vrulli te të rinjtë. Por, unë shikoj edhe cilësi te skuadra. Shikoj skuadra të ndërtuara mirë. Apolonia që doli kampione e Shqipërisë, lojtarët fillojnë nga ditëlindja 2005 deri të ditëlindja 2003. Më pëlqen që kërkohet të luhet me koncept.

Internacionali-Partizani U-19 në finalen e Kupës ishte një ndeshje që i afrohej Superiores. Problemi jonë është ritmi. Duhen ndryshuar stërvitjet, që lojtarët të kalojnë limitin, siç bëjnë lojtarët jashtë. Nga ana teknike, pa e tepruar, mund të them se jemi të barabartë me ekipet në kampionatet jashtë. Ne çedojmë shumë në ritëm.

Shembull për t’u marrë është akademia e Apolonisë. Për të nxjerrë lojtarë të rinj, duhet të sakrifikosh rezultatet. Fëmijët e akademivë të trajtohen si biznes, jo si fitim i menjëhershëm.

Behari foli edhe për finalen e Kupës së Shqipërisë, ku deklaroi se është e sigurt që do të jetën një ndeshje e bukur, pasi për Vllazninë është stacioni i fundit për Europën, ndërsa për Laçin tha se nuk do e falë Kupën.

E sigurt është që finalja e Kupës, do të jetë një ndeshje e bukur. Laçi pavarësisht se ka kapur Europën, trofeun nuk e fal. Vllaznia e ka stacionin e fundit për trenin e Europës. Unë mendoj se do gjejë forcë për këtë ndeshje, për të dhënë më shumë se maksimumi. Laçi ka një skuadër solide, të cilët e kanë pasur luksin për ta përgatitur ndeshjen me qetësi.

Gega te Kukësi është një vlerë e shtuar për kampionatin. Skënder Gega u rikthye në kushte komode. I jep një hijeshi çdo gjë që ka lidhje me sportin. Më vjen mirë që u konfirmua Mehmeti te Partizani. Është një zgjidhje brenda familjes. Partizani po shijon investimin e tij në vite. Të kuqtë më në fund kanë nxjerrë një trajner që e kanë nxjerrë vetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy