
Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja ka marrë një lajm shumë të keq, në lidhje më ndeshjet që kombëtarja jonë do të luajë këtë muaj.
Mesfushori Amir Abrashi ka shfaqur sërish probleme dhe nuk do të jetë për ndeshjen me Hungarinë më 9 tetor dhe me Poloninë më 12 tetor.
Abrashi ka shfaqur probleme muskulore në kofshën e djathtë dhe kështu do të mungojë rreth 6 javë, duke humbur kështu dy ndeshjet e rëndësishme të Shqipërisë.
Një mungesë shumë e rëndësishme kjo për Shqipërinë, pasi kujtojmë se Abrashi është një titullar i padiskutueshëm te kuqezinjtë.



