“Tifozët polakë goditën me stola”, Artan Hoxha: Arsyet e incidentit në “Air Albania”

“Tifozët polakë goditën me stola”, Artan Hoxha: Arsyet e incidentit në “Air Albania”

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, në emisionin “Skaner” në MCN TV, ka komentuar incidentin e tifozëve të ndodhur në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, në stadiumin “Air Albania”. Hoxha u shpreh se ishin 3 arsyet që sollën këtë incident, duke filluar nga kontrollet që sipas tij ishin larg dhe jo në vend me ndriçim, shërbimi i brendshëm, ku u lejua të shërbehej uji me shishe plastike dhe e fundit tifozët polakë, të cilët janë problematikë. Ai tha gjithashtu se shishet në drejtim të lojtarëve polakë nuk u hodhën nga tifogrupi “Plisat”, ashtu siç u përfol.

“Në pjesën e tribunës, ku ishin vendosur tifozët polakë, ishin dëmtuar më shumë se 15 stola. Unë dje pashë që stolat fluturonin mbi kokat e tifozëve shqiptarë. Nëse do e krahasoj dëmin me dëmin në Partizani-Tirana, nuk krahasohet. Në derbi u dëmtuan 180 stola.

Stadiumi jonë, është shumë i mirë, por problemi i këtij stadium, është faktori njerëzor. Dje kam hyrë në stadium si tifoz i thjeshtë. Tre janë arsyet që sollën këtë incident të tifozëve. Pikat e kontrollit, kanë qenë të vendosura në distancë nga stadiumi, por janë vendosur në vende që nuk kishte ndriçimin e duhur. Vendi ku janë pikat e kontrollit, duhet të jetë i ndriçuar. Në momentin që futesh në stadium. Brenda në stadium ka disa pika shërbimi për tifozët. Edhe aty nuk lejohej shishe plastike. Shërbehet me gota plastike.

Si u futën shishet në stadium?! Shishet janë lejuar të futen nga kompania e ujit. Në një moment, nuk po përballohej dot fluksi dhe u dha ujë me shishe. Kompania ka bërë një gabim shumë të madh, duke lënë që tifozët të merrnin shishe uji. Gota plastike edhe sikur të hidhen, nuk dëmtojnë asnjë.

Vendosja gabim e tifozëve polakë. Janë nga tifozët më problematikë në botë. Janë shumë të dhunshëm dhe të organizuar mirë. Janë shumë problematikë dhe të papërballueshëm. Vendosja lart është një gabim. Kanë goditur me stola.

Plisat nuk kanë pasur shishe uji aty, por vetëm gota birre. Pjesa më e madhe e shisheve kanë ardhur në tribunë jugore ku festuan lojtarët polakë dhe nga kati i dytë në stadium, aty ku ishin një pjesë e tifozëve, që në të kaluarën na kanë sjellë edhe problem. Është një incident që do na hapë probleme. Nuk kanë qenë shkaktarë Plisat për atë incident. Ne nuk mundemi t’i edukojmë tifozët, por mund t’ua heqim nga dora.

Ne nuk po kërkojmë t’i heqim armët shqiptarëve, sepse nuk e bëjmë dot, por në një stadium t’i ndalim akte të tilla. Ne nuk vlerësuam sa të rrezikshëm janë tifozët polakë. Unë jam dakord që aty ka një përgjegjësi, por në jemi pas faktit se ngjarja ndodhi, provat janë shishet. Unë piva ujë me gotë, por me shishe, u habita kur ma sollën me shishe. Ne tani presim masën e dënimit, por Federata duhet të nxjerrën mësime nga kjo.

Personat që bënë ato akte dje, janë filmuar dhe të mbajnë përgjegjësi penale për ato. Kompania duhet ët mbajë përgjegjësi për ato shishe që futi.”, u shpreh Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy