
Mbrojtësi Sergi Roberto e ka vendosur mos të vijojë në ‘’ Camp Nou ‘’ sezonin e ardhshëm dhe fakti se është një mbrojtës që ka spikatur ndër vite tek katalanasit e mban akoma në lojë për tu përfaqësuar në nivele dinjitoze.
Mungesa e rinovimit të kontratës i ka dhënë epërsi Atletico Madridit për t’ia vjedhur kundërshtarëve direktë pavarësisht se këta të fundit kanë bërë mirë në merkaton dimërore dhe rezultatet janë evidente .
Diego Simeone është një trainer si pak të tjerë dhe ‘’ Los Colchoneros ‘’ gëzojnë sot sakrificat ndër vite të argjentinasit i cili me metodologjinë e lojës dhe shpirtin luftarak i ka pozicionuar ndër më të fortët e kontinentit të vjetër.
Që prej 1 janarit të 2022-shit Sergi Roberto konsiderohet një lojtar i lirë dhe Atletico e shikon një destinacion perfekt Barcelonën për tu fuqizuar dhe të përsërisë sukseset e të kaluarës si përshembull me David Villan , Antoine Griezmann dhe së fundmi Luis Suarez.
30 vjeçari gjithmonë është shquar për adaptimin në disa pozicione dhe ‘’ El Cholo ‘’ ka pretenduar në çdo merkato lojtarë që dinë ti plotësojnë kërkesat e këtij traineri por s’duhet harruar këtu se edhe Premier League qëndron pas dere me protagonistë kryesorë Manchester City-n dhe Arsenalin .
Pep Guardiola e njeh mirë potencialin e Sergi Robertos por s’duhet të nënvlerësohen ‘’ Topchinjtë ‘’ që mbeten një ekip tepër simpatik pavarësisht se nuk kanë bërë shumë në vitet e fundit.
Me këto pretendentë vështirë të parashikohet se ku mund të përfundojë duke luajtur anësori nga Tarragona i cili me pjekurinë dhe talentin që e karakterizon vijon të akumulojë pretendentë të shquar në djepin e futbollit.



