Sulmuesi polak, Robert Lewandovski po përflitet për një largim të mundshëm në merkaton e janarit. Lëvizja mund të vijë për shkak të tensioneve të fundit mes tij dhe drejtuesve të klubit bavarez.
Këto veprime kanë tërhequr vëmendjen e klubeve europiane, mes të cilëve edhe Manchester City.
Si zgjedhje të parë, polaku ka Realin e Madritit, ndërsa tepër i interesuar për ta blerë është Manchester City. Prej kohësh City ka kërkuar transferimin e polakut drejt klubit anglez, ndërsa fati i tij mbetet ende i panjohur, në varësi të zhvillimeve në klubin gjerman.



