Mbrojtësi i zhgënjyer: Kam dhënë gjithçka për Ajax, më mohuan ëndrrën

Mbrojtësi i zhgënjyer: Kam dhënë gjithçka për Ajax, më mohuan ëndrrën

Mbrojtësi i majtë, Nicolas Tagliafico, dukej shumë afër kalimit te Barcelona në merkaton e janarit, por ky operacion nuk u realizua. Kjo ka zhgënjyer lojtarin, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi, thotë se iu mohua ëndrra për të luajtur te Barcelona.

Ai theksoi se ka dhënë gjithçka për Ajax-in, ndërsa shtoi se ndoshta profesionalizmi i tij e ka dëmtuar.

Në katër vite tek Ajaxi kam luajtur me dëmtime në kokë dhe me syze mbrojtëse në masën 70%. Kam pasur kaviljen e fryrë, më pyetën nëse mund të zbrisja në fushë dhe unë nuk refuzova kurrë të luaja, edhe pse nuk kam qenë në 100%-in tim.

Kam dhënë gjithçka për Ajaxin, edhe jashtë fushës kam qenë gjithmonë në anën e interesave të klubit. Por, në momentin që m’u shfaq mundësia e kalimit te Barcelona, drejtuesit nuk më lejuan të largohesha. Jam i zhgënjyer. E kuptoj se situata nuk është e lehtë në janar, por përfunduam duke lënduar njëri-tjetrin.

Ëndrra ime nuk u realizua. Ata kanë arsyet e tyre pse nuk më shiten te Barcelona, por kjo ishte një mundësi unike. Të shkoja në një klub si Barcelona ishte një ëndërr për mua, por drejtuesit e Ajaxit nuk më ndihmuan aspak. Jam i zhgënjyer, sepse kam ndjesinë se më ka dëmtuar profesionalizmi", deklaroi Tagliafico.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy