Teuta është skuadra e radhës që kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Durrsakët triumfuan minimalisht ndaj Erzenit, pas ndeshjes së parë që u mbyll 1-1.
Ishte Ildi Gruda, i cili pas një kundërsulmi vrastar, shënoi golin e fitores për Teutën në minutën e 83-të.
Një sukses i rëndësishëm për Teutën, që kualifikohet në çerekfinale, aty ku do të përballet me skuadrën e Kukësit.



