Ndërsa ekipet europiane po japin më të mirën në fushë, francezja Le Meilleur du Football ka hapur një tjetër kompeticion, atë të bukurisë femërore në shkallët e stadiumeve.
Kjo media sportive ka seleksionuar vajzat më të bukura për çdo kombëtare që merr pjesë në Uefa Euro 2016, të fiksuara nga aparatet e fotografëve apo kamerat televizive, ku bie në sy bukuroshja shqiptare VIP. Për surprizën e të gjithëve, sipas Le Meilleur du Football, tifozja më e bukur kuq e zi është Elvana Gjata.



