Ergys Kaçe është rikthyer ne Greqi. Mesfushori shqiptar, ka firmosur me skuadrën e Volos, në Superligën greke.
Në fazën e parë, 29-vjeçari ishte pjesë e Panevezys në Lituani, me të cilët u aktivizua në gjashtë ndeshje.
Kaçe e njeh mira kampionatin grek, pasi në të kaluarën ka luajtur me skuadra si PAOK, Panathinaikos, Larisa dhe Aris, ndërsa ka luajtur edhe me Partizanin në Superiore.



