
Problemet e njëpasnjëshme të Barcelonës në prapavijë mbeten një arsye e fortë për të zhvilluar një merkato cilësore .
Objektivi i rradhës i Xavi Hernandezit është Juan Foyth i cili sipas informacioneve të fundit është shumë afër transferimit në ‘’ Camp Nou ‘’.
Këtë lajm e ka konfirmuar gazetari Gerard Romero në emisionin e famshëm spanjoll ‘ Jijantes ‘ duke deklaruar se agjenti i 24 vjeçarit Claudio Curti ka zhvilluar një mbledhje me drejtorin sportiv të ‘’ Los Cules ‘’ Mateu Alemany për të parë se deri ku mund të arrijnë negociatat .
Paqartësia e Barcelonës në këtë histori është se sa është e gatshme të depozitojë në arkat e Villarealit për Juan Foyth, lojtar që i kushtoi 15 milionë euro ‘’ Nëndetëses së Verdhë ‘’.
Gjithsesi në orët e fundit është folur edhe për Thomas Meunier por Borussia Dortmundi nuk ka pranuar largimin e belgut nga ‘’ Signal Iduna Parku ‘’.
Juan Foyth ka treguar cilësitë në të kaluarën tek Tottenham Hotspuri dhe më pas me paraqitjet dinjitoze fitoi respektin e Unay Emery dhe vendosi të veshë bluzën e Villarealit, ish kampionit të Europa Leagues.



