
Antonio Conte, mund të drejtojë Interin duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Është ky lajm i bujshëm që po qarkullon në mediat britanike.
Tottenham po kalon një moment të vështirë në kampionat dhe trajneri italian nuk dëshiron të vazhdojë përtej këtij sezoni.
Për këtë arsye, Conte ka menduar largimin dhe dëshiron të rikthehet në Itali. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, dëshira e 53-vjeçarit është të rikthehet në drejtimin e Interit, teksa bëhet e ditur se ka pasur edhe një takim me drejtuesit zikaltër.
Ende nuk ka asgjë zyrtare, por në ditët e ardhshme pritet të qartësohet gjithçka në lidhje me këto zëra.



