
Trajneri Ardi Behari, foli në emisionin “Skaner”, para sfidës mes Egnatias dhe Ararat në transfertë, e cila transmetohet në MCN TV. Sipas Beharit, ka ardhur momenti i Egnatias dhe pavarësisht se janë debutues në Europë, kanë garanci në ekip. “Aleksi është marrë për të bërë numrin 6. Ka ardhur momenti i Egnatias. Është debutuese në Europë, por cilësia që ka në skuadër, dhe mbajtja e ekipit të vjetshëm, janë garanci për këtë debutim. Kanë një kundërshtar, që në ndeshjen e fundit luajti 4-5-1. Është një skuadër e re. Egnatian e shikojmë si skuadra e vjetshme. Jackson, jo vetëm që i shtonte bukurinë sulmit,. Por ishte efikas me pasimet për sulmuesit. Kam shumë besim tek Egnatia. Kanë bërë një merkato shumë të kujdesshme. Është po ai entuziazëm i sezonit të kaluar, ndoshta më i lartë, sepse bëjnë debutimin në Europë. “, u shpreh Behari.



