Mesfushori shqiptar, Enriko Papa, ka firmsour në kampionatin turk, me skuadrën e Rizespor. Këta të fundit militojnë në Kategorinë e Parë dhe objektivi është ngjitja në Superligë.
29-vjeçari prej pak javësh ishte pa kontratë, pasi mbylli aventurën e tij me rumunët e Botosani, aty ku luajti për katër vite.
Tashmë Papa do të provojë një aventurë të re në Turqi, ku ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.
Përvec Botosani, në të kaluarën, mesfushori është aktivizuar në Shqipëri, me skuadra si Tirana, Lushnja, Tomori, Teuta, Bylisi, Butrinti dhe Apolonia.



