Ka ngjallur reagime të mëdha një banderolë e ngritur në ndeshjen midis Greqisë dhe Bosnjës në anën e tifozëve grekë në stadiumin “Georgios Karaiskakis” të Pireut, në Athinë.
Në banderolë shkruhej në serbisht “Thika, tel me gjemba, Srebrenica”, një parullë që sjell në kujtesë gjenocidin e ndodhur në luftën e Bosnjës, ku janë ekzekutuar nga serbët mbi 8000 boshnjakë.



