Trajneri i skuadrës së Real Madrid, Carlo Ancelotti përgëzoi lojtarët për shpirtin e garës dhe kualifikimin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.
Pas kualifikimit ndaj Chelsea, tekniku italian u shpreh se skuadra e tij e meritoi të shkonte më tej.
Shumë vuajte, mendoj se nuk kishim uri për të dalë para për të shënuar sepse nuk ia kishim nevojën. Golin e 0-2 nuk e merituam, ai i 0-3 e çliroi ekipin dhe pastaj dhamë gjithçka. Në fund e merituam.
Goli i 0-3 na çliroi dhe doli në pah magjia e këtij stadiumi, magjia e këtij klubi.
Thoshin që klubet spanjolle janë inferiore ndaj atyre angleze, por ndërkohë ka 2 spanjolle në gjysmëfinale.



