Pavarësisht zërave të shumta që kanë qarkulluar këtë merkato vere, e ardhmja e Lautaro Martinez do të jetë te Interi.
Këtë e ka konfirmuar vetë agjenti i sulmuesit argjentinas, Alejandro Camano. Ky i fundit në një prononcim të dhënë, ka thënë se dëshira e lojtarit është të qëndrojë te Interi, pavarësisht ofertave të marra.
“Lautaro dëshiron të qëndrojë në Inter, ai i beson këtij projekti dhe dëshiron të fitojë. Do të takohem me bordin e Interit të mërkurën për të folur për situatën e tij në lidhje me kontratën. Klubet angleze e donin atë, por ai është i gatshëm të qëndrojë”, tha Camano.
Kujtojmë se Interit në këtë merkato vere i janë larguar disa lojtarë kryesorë si Lukaku e Hakimi dhe në rast se do të ndodhë edhe një largim i Lautaros, do të dobësohej ndjeshëm skuadra.



