Icardi afër Serisë A

Icardi afër Serisë A

  Rendimenti i vakët i Mauro Icardit i shoqëruar me humbjen e protagonizmit e kanë vënë në qendër të polemikave tek Paris St Germain .  Kryeqytetasit po bëjnë gjithçka është e mundur për tu përshëndetur me argjentinasin gjatë merkatos së verës  dhe të hidhen në sulm për një tjetër sulmues.

Kohët e fundit e ardhmja e tij është lidhur ngusht me një rikthim aty ku filloi të bëhej i famshëm pikërisht në Serinë A .  Sipas ‘’ Calciomercatos ‘’ Juventusi dhe Roma parashikohet se nuk do të heqin dorë lehtë për 28 vjeçarin blerja e të cilit  konsiderohet se do ti bënte shumë punë sulmeve respektive.  Edhe pse me propozime të ndryshme  ‘’ Verdhekuqtë ‘’ dhe torinezët e mbajnë të gjallë shpresën për sulmuesin nga Rosario .

Nëse i referohemi kryeqytetasve arkat e tyre nuk mund ta garantojnë blerjen e kartontit të Mauro Icardit dhe për pasojë do të kërkojnë ta huazojnë në ‘’ Olimpico ‘’, ndërsa Juventusi me shumë gjasa do të përfshijë ndonjë lojtar për ti vënë pikën kësaj çështjeje. Në rastin e   ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ karta më e vlefshme për realizimin e këtij operacioni është bashkombasi  Paulo Dybala që pëlqehet shumë nga Mauricio Pochettino dhe do ti ndihmonte shumë kuq e blutë për të realizuar objektivin e fitimit të Uefa Champions League  .

Ai fillim i shkëlqyer i sezonit të kaluar në të cilin la në stol Edinson Cavanin mbetet akoma shumë larg dhe situata aktuale e Mauro Icardit nuk e justifikon aspak investimin   60 milionë eurosh të Nasser Al Khelaifit  për transferimin e tij  në ‘’ Parque De Prince ‘’.  Humbja e rivalitetit me Moise Kean i ka lënë për të kuptuar Mauro Icardit se duhet  të kërkojë një tjetër eksperiencë  dhe me siguri interesi nga Seria A  do ta rikthejë mbrapa në kohë golashënuesin .    Tashmë fare afër përfundimit të sezonit statistikat e Mauro Icardit flasin vetë sepse ka arritur të shënojë vetëm 7 gola dhe ka kontribuar me 6 asiste për shokët e skuadrës në 19 takimet e zhvilluara me 9 herë kampionët e Ligue 1 .

 

                    

 

 

 

             

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy