Ka shkëlqyer me Porton, Oliveira do vazhdojë karrierën në Itali

Ka shkëlqyer me Porton, Oliveira do vazhdojë karrierën në Itali

Mesfushori i Portos, Sergio Oliveira pritet të vazhdojë karrierën e tij futbollistike në Itali. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se lojtari ka arritur marrëveshjen me Fiorentinën dhe në orët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

Futbollisti ka treguar paraqitje të shkëlqyera me skuadrën e tij dhe kjo ka bërë që në drejtim të tij të vijnë interesime të shumta. Fiorentina thuhet se ka arritur marrëveshjen me lojtarin, ndërkohë që tani pritet të mbyllet gjithçka edhe me Porton.

Këta të fundit kërkojnë të paktën 20 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin, ndërkohë nga ana tjetër oferta e klubit italian është 15 milionë euro. Vetëm 5 milionë euro është distanca dhe në orët e ardhshme pritet të mbyllet gjithçka.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy