Struga barazoi pa gola në Lituani, ndaj Zalgiris, në ndeshjen e vlefshme për turin e parë në Champions League. Një rezultat pozitiv për skuadrën e Shpëtim Duros, që do të kërkojë kualifikimin një javë më vonë në shtëpi. Sa i përket ndeshjes, rastet nuk munguan për të dyja ekipet, por Struga ishte më lart në pjesën e parë, duke iu afruar disa herë golit. Gjithçka mbetet e hapur për sfidën e kthimit, që do të luhet në Maqedoninë e Veriut.



