
Liverpool po kalon një sezon shumë të vështirë, teksa janë larg të gjitha pritshmërive, ku në kampionat mbajnë vendin e 10-të me vetëm 29 pikë të grumbulluara.
Duke parë rezultatet negative, në Angli ka filluar të flitet për një shkarkim të mundshëm të trajnerit Jurgen Klopp.
Thuhet se ndeshjet ndaj Real Madrid do të jenë vendimtare për gjermanin. Në rast se Liverpool eliminohet nga Liga e Kampioneve, atëherë shkarkimi i Klopp do të ishte i pashmangshëm.



