
Sulmuesi Marcus Thuram vijon në listën e gjatë të Simone Inzaghit për merkaton .
Francezi ka shkëlqyer me Borussia Monchengladbah dhe ky fakt e ka shtuar interesin e klubeve me emër. Interi po përpiqet me çdo mënyrë të arrijë akordin me 24 vjeçarin , i cili e përfundon kontratën me gjermanët në 2023-shin dhe deri më tani nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët në lidhje me rinovimin e saj.
Për zikaltërit është një mundësi shumë e mirë për të fuqizuar ofensivën dhe drejtori sportiv Piero Ausilio është përfshirë seriozisht në këtë operacion, i cili mund të finalizohet për shifrën e 10 milionë eurove.
41 gola në 119 sfida gjatë katër sezoneve me Borussia Monchenglabahun flasin për një lojtar shumë cilësor dhe insistimi i ish kampionëve të Scudettos e konfirmon këtë fakt.
Deri më tani Interi është absolutisht i avantazhuar për 25 vjeçarin dhe duhet të veprojë me shpejtësi për arritjen e këtij objektivi sepse në të kundërt , rivalët mund ta surprizojnë në periudhën e transferimeve.



