Etrit Berisha ka fituar duelin e portierëve te Torino, dhe tashmë është zgjedhje e parë e trajnerit Juric.
Pas paraqitjeve të shkëlqyera në kampionat, portieri shqiptar ka bindur drejtuesit, që kanë vendosur ta mbajnë edhe për sezonin e ardhshëm.
Me Berishën një titullar të padiskutueshëm, te Torino kanë vendosur të nxjerrin në shitje Vanja Milinkovic-Savic.
Portieri serb ishte titullar për gjysmën e parë të sezonit, por tani ka përfunduar në merkato, me Torinon që kërkon të përfitojë nga shitja e tij.



