Real Madridi interesohet për Lewandovskin

Real Madridi interesohet për Lewandovskin

 Mbërritja e Carlos Ancelottit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ e ka impulsuar Real Madridin për tu përqëndruar maksimalisht  tek merkatoja që do të jetë aleati kryesor i rikthimit të  ‘’ Galaktikëve ‘’ në majën e Europës.  Italiani është shumë i ndërgjegjshëm se  spanjollëve i duhet një merkato shumë cilësore me të cilën kërkon ti japë fund makthit të përjetuar nga kryeqytetasit në sezonin e lënë pas .  Pas dështimit në merkaton e 2014-tës ,  Real Madridi i është rikthyer edhe një herë pistës Robert Lewandovski i cili ka tërhequr vëmëndjen gjatë sezonit aktual sepse është konsideruar si një prej sulmuesve më të mirë në kontinentin e vjetër . 

32 vjeçari është piketuar nga Real Madridi prej shumë vitesh përpara pikërisht në sezonin 2012-2013  kur mbronte ngjyrat e Borussia Dormundit që la shenjë duke i eleminuar  ‘’ Los Blancos ‘’ në fazën gjysëmfinaliste e cila  rezultoi përcaktuese për tu vënë në radarët e  kësaj skuadre.  Arritjet e  sulmuesit të lindur në Tychy  theksojnë se  pavarësisht se është drejt varjes se kepucëve në gozhdë  eksperienca dhe nuhatja për golin e shëndërrojnë në një garanci absolute për repartin e avancuar  .  

 Një  fakt që ndoshta mund të ndikojë negativisht  në tratativën e Real Madridit për ta larguar nga ‘’ Allianz Arena ‘’ është   se kontrata e bomberit me gjigandët e Bundesligës dhe më gjerë merr fund në 2023- shin por me karakteristikat që mbart ia ka shtuar urinë Real Madridit për të ëndërruar transferimin e tij që do të ishte një ndër më cilësorët e verës .   

Për  shënuesin e 28 golave në 40 ndeshjet e sezonit para pak kohësh  u interesua edhe Chelsea  ,  por tanimë  merkatoja e verës do ta thotë fjalën e fundit për Robert Lewandovskin i cili do të ketë shansin për të lideruar sulmin e Polonisë në kampionatin Europian në një grup me një koefiçent të lartë vështirësie ku do të përballen me Spanjën , Suedinë dhe Sllovakinë .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy