
Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, i ftuar në emisionin “SportZone” në MCN TV, premtoi publikisht se Peshëngritja do i sjellë Shqipërisë dy medalje Olimpike në 2024, kur Lojërat Olimpike do të mbahen në Paris.
Gjoza foli edhe dopingun, ku u shpreh se sportistëve tashmë i bëhen testet në Shqipëri dhe kush del pozitiv, do të përjashtohet përjetë.
Nuk do iki sportist të garojë në aktivitete ndërkombëtare, pa bërë testet këtu. Asnjë sportist, nuk do shkojë, me doping. Më mirë t’i kapim ne, sesa të na gjejnë jashtë. Cilido tenton të marrë medalje të pandershme, do të përjashtohet përjetë nga Peshëngritja. Jam i pamëshirshëm në këtë drejtim, kushdo të jetë sportisti, do të përjashtohet përjetë.
Shqipëria do të marrë medaljen e parë olimpike nga peshëngritja, federatat e tjera janë shumë larg. Dua të them se Shqipëria do të marrë medaljen olimpike, nga Evangjeli Veli dhe Briken Calja në Paris 2024. Premtoj se do ia bëjmë dhuratë Shqipërisë në 2024.



