Kushton 80 mln euro, Manchester United i rikthehet pistës Kounde

Kushton 80 mln euro, Manchester United i rikthehet pistës Kounde

Gjigandi anglez Manchester United vazhdon të mos humbasë kohë me synimin e qartë të riparimit të repartit defensiv për pjesen e mbetur të sezonit. 

Në fokusin e ‘’Djajëve të Kuq” është vënë Jules Kounde i cili po impresionon dukshëm me paraqitjet e bëra. Në të kaluarën për kryeqytetasin janë interesuar edhe rivalët direktë të tyre Manchester City por këta të fundit përzgjodhën Ruben Dias për motive ekonomike. 

Pavarësisht se ende nuk është pajisur me pashaportën franceze 22 vjecari ka treguar se është dhe mbetet një vlerë e shtuar për Julen Lopeteguin, fakt që ia ka tërhequr vëmëndjen numrit një të pankinës së Manchester United Ole Gunnar Solskjaer. 

Një arsye më shumë për ta realizuar me sukses këtë objektiv është se Jules Kounde tashmë bën pjesë në listën e mbrojtësve të rinj më të talentuar në arenën europiane por një gjë është e sigurtë se Manchester United disponon një buxhet të jashtëzakonshëm i cili ia  krijon kushtet për tu bërë pjesë e një prej kampionateve më të spektakolarë të Europës siç është Premier League.

Rendimenti i shfaqur në fushën e lojës ia ka rritur vlerën e kartonit Jules Koundes e cila prek shifrën e 80 milionë eurove që për hir të së vërtetës nuk do të përbënte asnjë problem për arkat e Manchester United  sepse disponon një potencial ekonomik tepër të madh.

Sipas një informacioni të publikuar nga e përditshmja “AS” thuhet se andaluzët kanë refuzuar një ofertë te konsiderueshme prej 55 milionë eurosh për ta mbajtur në ‘’Sanchez Pizjuan” duke respektuar shifrën e lartpërmendur. Me paraqitjet pozitive në fushën e lojës  Jules Kounde ka arritur të sigurojë një vend titullari në skemat e Julen Lopeteguit duke i dhënë një impuls më tepër funksionimit total të repartit mbrojtës tek Sevilla. 

Një tjetër motiv që e bën edhe më të pëlqyer këtë mbrojtës është se deri tani ka arritur të vlerësohet si më i miri në Primera Division sepse ka fituar shumicën e dueleve me lojtarët kundërshtarë. Një kalim i mundshëm i Jules Kounde në ‘’Old Trafford‘’ do ti siguronte mirëfunksionimin e një reparti që ka reflektuar një rendiment shumë të luhatur gjatë sezoneve të fundit siç është ai mbrojtës .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy