Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi 2-0 ndaj Teutës.
Ahmataj deklaroi se përveç fitores, është i lumtur që skuadra e tij nuk pësoi gol.
Situata e mirë nuk rikthehet me një fitore. Më vjen mirë që nuk pësuam gol, kjo na ka dëmtuar në fazën e parë. Terreni nuk lejon të luajmë dhe duhet të jemi më cinikë. Në ndërtimin e lojës ishim më të qetë dhe bëmë mirë.
Hasani është një lojtar ofensiv dhe goditës i mirë i portës. Aftësitë e tij mundohemi t’i shfrytëzojmë gjithmonë. Qarkullimi i topit ndikohet shumë nga terreni i fushës dhe situatës ku ndodhet skuadra.
Qarkullimi i topit do të vijë në përmirësim. Problemet në mbrojtje duan përqendrim. Pavarësisht se fituam, ne jemi të mërzitur për renditjen ku ndodhemi. Duhet të jemi më lart. Pres më shumë.



