Milani arrin akordin me Botman

Milani arrin akordin me Botman

 Milani është shumë pranë një transferimi të bujshëm . Mbrojtësi Sven Botman ka zgjedhur ‘’ San Siron ‘’ , akord që do të zgjasë për 5 vite dhe sipas gazetarit  italian Nicolo Schira , në xhepat e hollandezit do të kalojnë 2.5 milionë euro në sezon.

Sipas disa informacioneve thuhet se Milani ka derdhur 30-40 milionë euro në arkat e Lille , për një lojtar që me meritë ka arritur deri këtu dhe së fundmi refuzoi  Newcastlen sepse aspiratat e tij ishin për më lart.  

Sven Botman rezultoi një faktor kyç tek francezët , të cilët mposhtën me shumë mund dominimin disa  vjeçar të Paris St Germain në Ligue 1 dhe traineri Jocelyn Gouvernnec  sigurisht do të humbasë shumë me largimin e ishi-t  Heerenvenit  . 

Me impenjimin e tij tregoi se meritonte një sfidë ndryshe dhe koha e ka treguar se me përkushtimin maksimal çdo gjë arrihet.

Tek ‘’ Djalli ‘’ pa dyshim Sven Botman do të ketë një rol protagonisti për faktin se është tentuar pareshtur nga italianët dhe tashmë Stefano Pioli do të ketë një armë më tepër në prapavijë për të shtuar efektivitetin tek të besuarit e tij .

Kalimi i Sven Botman tek gjigandët e Italisë dhe jo vetëm është një lajm shumë pozitiv edhe për Fikayo Tomorin që do të formojë një dyshe tepër kompetitive me shtatlartin e kombëtares së ‘’ Tulipanëve ‘’ në një moment ideal për Milanin që po performon ashtu siç duhet në Serinë A por vijon ti mbesë peng Champions League.

Me këtë akord, kjo skuadër i ka treguar vendin Newcastles , duke i dhënë për të kuptuar se jo gjithçka zgjidhet me para dhe se historia mbetet referent dominues në lidhje më të ardhmen .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy