
Duke qenë se është drejt përfundimit të kontratës me Real Madridin, pretendentët nga Arabia Saudite vijojnë të shpresojnë në akordin me Luka Modric.
Në 30 qershorin vijues kroati do të jetë një lojtar i lirë, të cilit janë të gatshëm ti ofrojnë rreth 30 milionë euro në sezon.
38 vjeçari ka fituar gjithçka me Real Madridin dhe gjithashtu ka lënë shenjë tek Kroacia, kombëtare me të cilën në të kaluarën shkoi deri në finalen e Botërorit dhe gjithashtu në atë të Nations League, fatkeqësisht të humbura kundër Francës dhe Spanjës.
Nëse i referohemi shifrave , kuptohet se është një rast unik në karrierën e Luka Modric, një ndër mesfushorët më të mirë në botë në vitet e fundit.
Pas eksperiencave të suksesshme tek Tottenham Hotspuri dhe sidomos ‘’ Galaktikët ‘’, skuadër me të cilën fitoi gjithçka , Luka Modric mund ti shijojë vitet e mbetura në futbollin e luajtur në Arabinë Saudite, ligë e cila është shumë larg atyre në Europë në lidhje me aspektin cilësor por në atë ekonomik sigurisht disa hapa përpara.
Sezoni aktual është i 12-ti për ishi-n e Dinamo Zagreb në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe nëse do të largohet nga kryeqytetasit, sigurisht do të jetë me kokën larg, si një legjendë e këtij klubi.



