Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas finales së Superkupës, ku skuadra e tij humbi ndaj Partizanit.
Tetova deklaroi se rrogozhinasit dominuan lojën, ndërsa shtoi se goli i pësuar mund të evitohej.
Ishte një lojë e dominuar nga ne. Një gabim, që mund të evitohej te goli, por i tillë është futbolli. Mund të kishim shkuar ndryshe pas penalltisë, por nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të urojmë Partizanin.



