
Ndeshjet e të mërkurës në Ligën e Kampioneve kanë kthyer përsëri vëmendjen dhe interesin e tifozëve me sfidat e përballuar nga ekipet pjesëmarrëse.
Gazetari sportiv Gerti Çarçani, në “MCN informacion”, sjell analizën për katër ndeshjet e luajtura, teksa për katër javët e Champions League, vlerëson se është një klasifikim që është në disporporcion të zhdrejtë me forcën e skuadrave.
Natyrisht tetë skuadrat që profilizohen sipas formatit të ri , që të kualifikohen direkt, nga vendi i 1 në të 8, më tej vendi i 9-24, në këtë ligen e madhe do të luajnë Play-off për të fituar vendet e tjera të kualifikimit. Kemi ekipe si Liverpol, Barcelona, Dortund, apo Liverpol-Inter dhe Barcelona, pra nëse mbaronte sot, shumë pak jashtë të tjerët.
Kemi ekipe surprizë si Brest, Monakon, apo edhe Sportic, në një kohë që janë zhvilluar vetëm katër, ndërkohë që janë edhe pesë takime të tjera.
Një klasifikim jo i pritshëm në fillim, duke parë edhe sfidat. Megjithatë ky Champions, i ka ngatërruar pak edhe projeksionet, jo vetëm të tifozëve por edhe të pjesë mediatike- analitike, për të vetmin fakt se ka pasur kurbat e çmendura të ekipeve të mëdha, që kanë vuajtur shumë fillimet e kësaj skeme të re kanë lënë shumë pikë rrugës, dhe kanë fituar aty ku nuk mendohej se do fitonin. Janë vetëm katër javë, Championsi ka ulur siparin, janë ndeshjet eliminatore dy javët e ardhshme, do të rikthehet prape.
Por, në këto katër javë është një klasifikim që është në shporporcion të zhdrejtë me forcën e skuadrës.



