Tirana luan një ndeshje shumë të rëndësishme në fundjavë, teksa përballet me Vllazninë. Të dyja skuadrat futen në fushë me një qëllim, për të marrë 3 pikët.
Në këtë sfidë, bardheblutë duhet të bëjnë pa dy titullarë. Toshevski dhe Totre do të jenë mungesat për trajnerin Shehi.
Të dy futbollistët u ndëshkuan me karton të verdhë në derbi ndaj Partizanit, duke plotësuar numrin e kartonëve dhe për këtë arsye nuk mund të luajnë ndaj Vllaznisë.



