Marku: Ëndërr, ndeshja në “Air Albania”. Do t’i bëj shqiptarët krenarë si Luiza Gega!

Marku: Ëndërr, ndeshja në “Air Albania”. Do t’i bëj shqiptarët krenarë si Luiza Gega!

Pak ditë para ndeshjes së 25 gushtit në “Air Albania” boksieri Florian Marku ka dalë në një konferencë për media, ku u zotua t’i bëjë shqiptarët krenar si Luiza Gega.

Para ndeshjes me meksikanin Miguel Parra për titullin WBC Silver, Marku tha se “nga ringu vetëm po më nxorën me barelë, se fitorja do të jetë e imja”.

Ndër të tjera Marku u shpreh:

Kam ëndërruar të ndeshem në këtë stadium. Nuk është asgjë fat, është punë dhe sakrificë. Ia del në fund. Vetëm me barelë po me nxori kundërshtari, ndryshe nuk e pranoj humbjen. Do bëj maksimumin të fitoj.

I uroj suksese Luiza Gegës, na ka bërë krenar, siç do bëj edhe unë të enjten. Ky është sport që do vetëbesim. Duhet të besosh. Respekte për Ramirez. Ai ka shansin të ndryshojë jeta. Kundërshtarët nuk e dinë çfarë i pret, unë nuk dorëzohem. Miguel do e shohë se jam ndryshe nga të tjerat. Miguel ka eksperiencë, ka dyfishin e ndeshjeve të mia. Por kam pasur ndeshje në Kafaz e kikbox. Kam humbur herën e fundit kur isha 16 vjeç. Të përgatitet për një natë të paharrueshme. Ju premtoj që nuk do e harrojë kurrë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy