
Orët e fundit Roma i ka hedhur grepat në Primera Division . Jose Mourinho ka marrë guximin ti ‘’ vjedhë ‘’ Barcelonës Sergi Roberton . Mbërritja në ‘’ Olimpico ‘’ u shoqërua me shumë entuziazëm sepse ‘’ Verdhekuqtë ‘’ janë të vetëdijshëm se mund të luftojnë për gjëra të mëdha në sezonin vijues. Deri më tani Roma ka rezultuar një ndër ekipet më të vrullshme në lidhje me merkaton e cila i krijon shanse për arritjen e suksesit . Spanjolli është kritikuar shumë nga Ronald Koeman sepse kontributi tek Barcelona nuk ka qënë i duhuri.
Traineri hollandez ka filluar prej kohësh me spastrimet të motivuara këto nga gjëndja e vështirë e spanjollëve që kërkojnë rimëkëmbjen ekonomike . Kontrata me ‘’ Los Cules ‘’ përfundon në qershorin e 2022-shit dhe kjo merkatoja do ti mundësojë fillimin e një tjetër aventure . Barcelona i ka shqyrtuar të gjitha opsionet për të dalë e fituar dhe kërkon 15 milionë euro për largimin e tij nga Katalunja . Karakteristikat e Sergi Robertos vlerësohen maksimalisht nga ‘’ The Special One ‘’ dhe kalimi në Romë do ti krijonte një tjetër perspektivë për vijimësinë .
Sezoni për Sergi Roberton është shoqëruar me kritika sepse nuk ka bindur në fazën defensive duke e dobësuar rendimentin e krahut të djathtë edhe pse numëron 20 ndeshje dhe 1 gol .



